Sport

Reali përfshinë Viniciusin në ofertën për Mbappen

Te Real Madridi janë të vendosur për të transferuar sulmuesin francez Kylian Mbappe në fund të këtij edicioni.

E përditshmja spanjolle “Marca” ka njoftuar të enjten se Reali ka përgatitur një ofertë për ta bindur PSG-n, që ta lë të lirë Mbappen në verën tjetër, transmeton Koha Ditore.

Për kartonin e sulmuesit francez, Reali Madridi krahas 200 milionë eurove ka ofruar edhe kartonin e brazilianit Vinicius Junior.

Vinicius pëlqehet shumë nga drejtuesit e ekipit francez, të cilët patën shprehur interesim për transferimin e tij para fillimit të këtij edicioni. Mbappe 20-vjeçar, ka kontratë me PSG-n deri në vitin 2022 dhe këtë edicion ka shënuar 11 gola në 14 ndeshje. Ndërsa, Vinicius 19-vjeçar ka një gol këtë edicion në 11 paraqitje dhe me skuadrën e Real Madridit ka kontratë deri në verën e vitit 2025.