Sport

Manchester United ofron 21 milionë funte për yllin suedez

Manchester United raportohet se ka bërë një ofertë prej 21 milionë funte për mesfushorin e Atalantës, Dejan Kulusevski.

Suedezi aktualisht është në huazim tek skuadra e Parmas, mirëpo paraqitjet e mira të tij, kanë bërë që interesimi për të rritet nga skuadrat evropiane.

Për 19 vjeçarin, interesim kanë shprehur edhe Liverpooli si dhe dy skuadrat e mëdha italiane, Inter dhe Juventus.

Kampioni i Evropës, Liverpooli ka dërguar skautët për të parë nga afër, Kulusevskin, por thuhet se drejtuesit e Manchester Unitedit tashmë kanë bërë kontaktet e para me agjentin e lojtarit.

Sipas raportimeve të fundit në Itali, Djajtë e Kuq kanë ofruar rreth 21 milionë funte për yllin suedez.