Sport

Mertens drejt Interit

Foto: Reuters

Sulmuesi belg Dries Mertens pritet të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të janarit për t’u transferuar te ekipi tjetër nga Serie A, Interi.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Mësohet se Interi tashmë ka arritur marrëveshje me Mertensin, i cili në fund të këtij edicioni do të jetë lojtar i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Napolin, transmeton Koha Ditore.

Interi është i gatshëm t’i paguajë Napolit dëmshpërblim deri në dhjetë milionë euro për sulmuesin belg që edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira.

32-vjeçari, ka shënuar tetë gola në 18 ndeshje te Napoli dhe te Interi shihet si përforcim i duhur për repartin ofensiv.