Sport

Pochettino dëshiron të marrë drejtimin e Unitedit

Foto: Reuters

Ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino dëshiron që të bëhet trajner i Manchester Unitedit, pasi ka shikuar opsionet që ka pas shkarkimit nga klubi londinez.

Arsenali, Real Madridi e Bayerni raportohet që gjithashtu kanë shprehur interesim për argjentinasin, transmeton Koha.net.

Por, sipas Manchester Evening News, Pochettino preferon të marrë drejtimin e klubit nga Old Trafford.

Pozita e trajnerit aktual të Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është në një presion të lartë, pas rezultateve jo të kënaqshme këtë edicion.