Trajneri i Bashkimit, Dragan Radoviq, pas humbjes së sotme ndaj Prishtinës ka thënë se humbja në ndeshjen e dytë, ndikoi negativisht te lojtarët e tij.
Bashkimi tani është në disavantazh 2 me 1, dhe duhet të fitojë ndeshjen e ardhshme finale në Prizren në mënyrë që të mbajë gjallë shpresat për titullin e parë.
“Nuk ishte loja që jemi mësuar ta shohim në dy ndeshjet e para. Humbja në Prizren ka ndikuar negativisht në ekipin tonë, i cili nuk pati as ritëm e as energji. Kur luan kështu kundër një ekipi si Prishtina, atëherë humbja është e pritur”, ka thënë Radoviq për Koha Ditore. “Ndeshjen e ardhshme do ta luajmë në Prizren. Fillimisht pres që ekipi të pushojë dhe të jetë sa më i përgatitur, pasi duam të fitojmë dhe këtë seri ta dërgojmë në ndeshjen e pestë ku edhe do të vendoset për titullin e kampionit. Do të japim gjithçka për të barazuar serinë”.