Sport

Vushtrria befason Ballkanin, fitojnë Feronikeli e Ferizaj

Lideri Ballkani ka pësuar humbje në udhëtim te Vushtrria, derisa fitore shënuan edhe Feronikeli ndaj Dukagjinit e Ferizaj ndaj Drenicës.

Vushtrria shënoi fitore prej 1 me 0 me golin e vetëm të shënuar nga Shala në minutën e 33 nga penaltia, transmeton Koha.net.

Derisa në sfidën tjetër Feronikeli e mposhti në Dukagjinin me rezultat prej 4 me 2.

Neziraj, Dabiqaj, Zeka e Carioca Jean shënuan golat për vendasit, kurse dy golat për Dukagjinin në këtë takim i shënuan Dushi e Milicaj.

Kurse Ferizaj shënoi fitore në udhëtim te Drenica, në kuadër të javës së 17 të Superligës në futboll.

Të dy golat për ekipin mysafir i shënoi Qerkini, në minutën e 20 dhe 40.

Tabela aktuale në Superligë është kjo:

Image