Fillojnë “ngacmimet” e Mourinhos ndaj Ajaxit Foto: Reuters

Fillojnë “ngacmimet” e Mourinhos ndaj Ajaxit

19 maj 2017 21:11

Finalja e Europa Leagues, ndërmjet Manchester United dhe Ajaxit, do të zhvillohet 24 maj në Stokoholm.

Por trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka filluar të ngacmojë qysh qysh tashmë kundërshtarin para ndeshjes finale.

Portugezi ka insistuar se ekipet të cilat luajnë në Champions League, nuk duhet të u jepet mundësia të luajnë edhe në Ligën e Evropës, transmeton KTV.

“Mendoj që ekipet qw luajnë në dy kompeticione në të njëjtin sezon ato duhet të shkojnë në shtëpi.

Nuk duhet t’u jepet mundësia të luajnë edhe në Europa League”, deklaroi Mourinhon.

Ndër të tjera portugezi ka bërë të ditur se synimi i skuadrës së tij është të triumfojnë këtë kompeticon për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve të cilën e kërkojnë “Djajtë e Kuq”

© KOHA

comments powered by Disqus
Të ngjashme