Sport

Mertens ua “mbyll” dyert gjigantëve

Dries Mertens nuk do të largohet nga skuadra e Napolit gjatë afatit kalimtar veror, pavarësisht që për të janë të interesuara skuadrat e mëdha si Manchester United, Tottenham, Inter dhe Milan.

“La Republica” shkruan se futbollisti belg dhe klubi italian janë pajtuar që të vazhdojnë kontratë deri në vitin 2020, transmeton KTV.

Marrëveshja e re ka ardhur në kohën kur 30-vjeçari po kalon momentet më të mira në karrierë.

Përveç që është shënuesi më i mirë i Napolit këtë edicion me 25 gola në Serie A, belgu renditet në vendin e tretë në listën e shënuesve më të mirë në kampionatin italian.

Ndërkaq, në të gjitha garat ka shënuar 31 gola në 43 paraqitje që ka pasur.