Reali me plan B nëse nuk transferon De Gean

Reali me plan B nëse nuk transferon De Gean

19 maj 2017 20:32

Real Madridi pritet të bëjë transferime të mëdha në afatin kalimtar të verës. Një pikë ku pritet të përforcohet klubi mbretëror është edhe portieri.

Madrilenët synojnë që në “Santiago Bernabeu” ta sjellin portierin e Manchester Unitedit, David De Gea, por në rast se dështojnë të transferojnë portierin spanjoll, mbretërit e kanë opsionin tjetër, transmeton KTV.

Mediat në Spanjë raportojnë se “Los Blancos” do të tentojnë blerjen e portierit të Atletico Madridit, Oblak. Oblak ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Vicente Calderon dhe ka rënë në sy të drejtuesve të Realit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme