Sport

Hendboll, Besa me fitore shumë të thellë

Descriptive Text

Me plot 51 gola dallim e ka fituar Besa Famgas ndeshjen e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kampioni aktual të dielën në Gjilan fitoi ndaj Dritës me shifrat 68:17. Skuadra pejane, Besa, prin në tabelë me 22 pikë dhe po marshon drejt titullit të ri. I ka fituar të gjitha 11 ndeshjet e deritashme.

E dyta është Prishtina që të shtunën fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 39:31, shkruan Koha Ditore. Si mysafire ka fituar edhe Vushtrria ndaj Drenicës, me rezultat 27:25.

Prizreni e mposhti Llapin me shifrat 40:34, ndërsa derbin mes Trepçës e Kastriotit e fituan “xehetarët” me rezultatin 33:26. Trepça është kthyer në vend të tretë me 15 pikë, kurse Kastrioti renditet i katërti me 14 pikë.