Sport

Unitedi e PSG-ja të gatshëm të paguajnë çmimin për Zaniolon

Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini raportohet se janë të gatshëm të paguajnë çmimin që po e kërkon Roma për ta lënë të lirë Nicolo Zaniolon.

Il Messaggero raporton se të dyja këto klube janë të gatshme të paguajën 60 milionë euro për ta pasur në radhët e veta mesfushorin italian, transmeton Koha.net.

Zaniolo është duke kaluar në një formë të shkëlqyer te Roma dhe ka marrë vëmendjen e shumë klubeve në Evropë.