Sport

Shoshi ka besim në forcën e grupit

Descriptive Text

Lis Shoshi është prej lojtarëve të rinj në Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll që priten të kenë hapësirë të madhe në katër ndeshjet kualifikuese që zhvillohen gjatë muajit gusht, shkruan sot Koha Ditore.

Shoshi ka bërë emër me paraqitjet në NCAA 1, Ligën amerikane të universiteteve. Deri pak kohë më parë Shoshi, që është nga Peja, ishte pjesë e Little Rock Trojans. Ishte prej lojtarëve kryesorë.

Me gjatësi prej 211 centimetrash, Shoshi shpresohet të jetë me peshë edhe te Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, që tani drejtohet nga amerikani Brad Greenberg. Greenberg të martën publikoi listën e zgjeruar me emrat e 21 lojtarëve, ndërsa 22-vjeçari Shoshi është njëri prej atyre që kanë emrin në listë.

Të rinj në Përfaqësuese janë edhe Erjon Kastrati, me të kaluar te Sllovenia, dhe disa lojtarë të rinj të Superligës së Kosovës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.