Prishtina e bindur se s'do të befasohet më nga Bashkimi

Prishtina e bindur se s'do të befasohet më nga Bashkimi

19 maj 2017 08:48

Granit Rugova është i bindur se skuadra e tij, Sigal Prishtina, më nuk do të bëjë hapa fals në serinë finale të plejofit të Superligës në basketboll.

Prishtina humbi ndeshjen e parë finale para tifozëve të vet, ndonëse ishte e favorizuar, por të mërkurën barazoi serinë (1:1), duke fituar në Prizren 78:73, shkruan sot Koha Ditore.

Pas kësaj, te Prishtina frymojnë më lirshëm dhe janë të bindur se më nuk do të ketë lëshime si në ndeshjen e parë.

Ndeshja e radhës luhet të premten (sot, 19:00) dhe Rugova pret që Prishtina të kalojë në epërsi. Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme