Sport

Cuadrado te Juventusi deri më 2022

Sulmuesi i krahut, Juan Cuadrado që këtë edicion po luan si mbrojtës ka rinovuar kontratën me skuadrën e Juventusit, që do ta mbajë deri në verën e vitit 2022 te kampioni i Italisë ka njoftuar të enjten “Tuttosport”.

Bëhet e ditur se marrëveshja është arritur mes palëve dhe se gjatë këtyre ditëve do të bëhet gjithçka zyrtare. Me rinovimin e kontratës, Cuadrado ka përfituar edhe rritje të pagës që do të jetë katër milionë euro në vit.

31-vjeçari, këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Juventusit prej verës së vitit 2015 kur u transferua nga Chelsea. Reprezentuesi i Kolumbisë, karrierë në Evropë ka bërë edhe te Fiorentina, Udinese e Lecce.