Sport

Xhaka: Nuk mund të pranoj çfarë më ka ndodhur

Foto: Reuters

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka folur për kritikat momentale që është duke kaluar.

Futbollisti kosovar nuk ka luajtur në fanellën e “topçinjve” që nga incidenti ndaj Crystal Palace, ndeshje në të cilën ai shau tifozët.

Xhaka shënoi në ndeshjen e fundit me Kombëtaren e Zvicrës për kualifikimet në Euro 2020, transmeton KosovaPress.

“Kam ide të qarta se çfarë do të bëj dhe Arsenali e di këtë gjë. Kam kontratë dhe jam i lumtur që jam rikthyer në klub. Do të gjendet një zgjidhje, por nuk mund të pranoj çfarë më ka ndodhur”, deklaroi ai.

Për Xhakën po tregojnë interesim të madh Interi dhe Milani.