Kroos përjashton mundësinë e rikthimit te Bayerni

Kroos përjashton mundësinë e rikthimit te Bayerni

18 maj 2017 22:56

Toni Kroos ka përjashtuar mundësinë që të rikthehet te Bayern Munichu, apo në Bundesligë, ndërsa ka theksuar se mund të qëndrojë te Reali edhe pas 2022.

Fituesi i Kupës së Botës ishte larguar nga Bayerni më 2014 për t’u bashkuar me Realin, transmeton Koha.net. Ai është një nga lojtarët kyç te Reali me 145 paraqitje në tre sezone.

“Në Bundesliga përfundimisht nuk do luaj ndonjëherë, ai kapitull është i mbyllur. Nuk mund ta imagjinoj rikthimin tim te Bayerni, nuk do të ndodhë, prandaj nuk ka opsion tjetër për mua në Gjermani”, është shprehur ai, raporton Goal.

Ai më tutje ka shtuar se, “nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në pesë vitet e ardhshme, por qëllimi është që të qëndroj te Reali”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme