Sport

Unitedi synon Sanchon e Haalandin në janar

Raportohet se Manchester Unitedi synon që në afatin kalimtar të janarit të dyshen sulmuese Jadon Sancho dhe Erling Braut Haaland, të cilët janë duke shkëlqyer në klubet e tyre.

Goal raporton se “Djajtë e Kuq” janë optimistë se mund të arrijnë të sigurojnë shërbimet e Sanchos në janar pas suspendimit që mori 19 vjeçari nga menaxheri i Dortmundit, Lucien Favre, transmeton Koha.net.

Sancho ishte gjobitur dhe nuk ishte ftuar për sfidën e tetorit ndaj Borussia Monchengladbachut, pasi ishte kthyer vonë nga angazhimi me kombëtaren e Anglisë.

Por, këtu nuk kishte përfunduar kjo “përplasje”, përkundër që Sancho e kishte pranuar dënimin, pasi Favre e kishte zëvendësuar atë pas vetëm 36 minutave në sfidën ndaj Bayernit.

Këtë përplasje duket se dëshiron ta shfrytëzojë Unitedi.