Sport

Portugalia kualifikohet në Euro 2020

Portugalia sot është kualifikuar në Euro 2020 pas fitores në udhëtim ndaj Luksemburgut.

Mysafirët shënuan fitore prej zero me dy, transmeton Koha.net.

Bruno Fernandes ishte ai që shënoi golin e parë në minutën e 39 pas asistimit nga Bernardo Silva.

Derisa për golin e dytë u përkujdes ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo në minutën e 86 pas asistimit nga Jota.

Portugalia kualifikohet në Evropian si e dyta në Grupin B me 17 pikë, derisa Ukraina në vendin e parë ka 20 pikë.