Sport

Ndeshja vendimtare erdhi në një moment të vështirë për “dardanët”

Descriptive Text

Katër prej lojtarëve kryesorë i kanë munguar Kosovës të enjten mbrëma në ndeshjen vendimtare ndaj Çekisë në Plzen. Përzgjedhësi Bernard Challandes ka kohë që nuk po mund të llogarisë në Arbër Zenelin e Hekuran Kryeziun, ndërsa së fundi janë lënduar edhe Vedat Muriqi e Herolind Shala.

Çekisë i ka munguar lojtari kryesor, Patrik Schick, por që nuk është vërejtur shumë në lojën e saj. Ndërkohë mungesat është vlerësuar të jenë vërejtur shumë në lojën e Kosovës. Çekia ka dominuar plotësisht dhe ka fituar 2:1, të enjten mbrëma për të siguruar kualifikimin dhe për të shuar ëndrrën e Kosovës për të kaluar në Evropian përmes kualifikimeve të rregullta, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova ka bërë fare pak ndaj Çekisë, dhe kjo pos mungesave, vlerësohet të jetë edhe rrjedhojë e momentit të vështirë që po e kalojnë shumë lojtarë “dardanë”. Plot titullarë po kanë telashe me aktivizim në skuadrat e tyre, duke përfshirë edhe bartësit e lojës. Ka të tjerë që luajnë në nivel pak më të ulët evropian. Dhe kjo vlerësohet se ndikon në paraqitjen e Kosovës në ndeshje me rivalë më të fuqishëm.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)