Sport

Gjiganti italian pas Modriqit

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriq është në radarin e AC Milanit për afatin kalimtar të verës, raporton Don Balon.

Rossonerët duan të ndërtojnë ekip në afatin kalimtar të verës për të luftuar për titull të Serie A dhe duan që lojën ta ndërtojnë rreth mesfushorit kroat, transmeton Koha.net.

Modriq, 31 vjeçar, është një nga shtyllat kryesore në lojën e Zinedine Zidane te Reali, por “Los Blancos” raportohet se janë të gatshëm ta shesin për shkak të moshës së tij.