Sport

Murphy: Van Dijk meriton ta mposht Messin për Topin e Artë

Ish-lojtari i Liverpool, Danny Murphy ka thënë se mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk e meriton Topin e Artë më shumë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Futbollisti holandez fitoi çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga UEFA, ndërsa argjentinasi fitoi çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga FIFA.

Përveç këtyre të dyve, kandidat për të fituar Topin e Artë është ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Murphy ka thënë se holandezi duhet të fitojë pasi ka pasur një rëndësi të madhe te klubi dhe lojtarët.

“Për mua, fituesi është Virgil Van Dijk. Besoj që ka pasur rëndësi të madhe në Liverpool. Është lider dhe ka rëndësi të madhe për ndeshjet e tjera. Kur e sheh që je kundërshtar me lojtarët më të mirë në botë, duhet të kuptosh se Van Dijk e meriton. Messi nuk arriti t’i ndihmojë klubit të fitojë Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai.

Van Dijk me Liverpoolin është i pamposhtur në kampionatin anglez, derisa Messi me Barcelonën është gjithashtu lider në kampionatin spanjoll./kp