Sport

Rodrygo i lumtur te Reali

Sulmuesi i Real Madrid, Rodrygo, është duke vazhduar me formën e mirë në “Santiago Bernabeu”.

Braziliani shënoi golin e parë kundër Osasunes, pastaj shënoi kundër Leganes, ndërsa në ndeshjen ndaj Galatasaray tregojë kualitetet e tij duke shënuar hat-trick.

Kjo gjë ka bërë që të konsiderohet si një ndër yjet e ardhshme te “Los Blancos”.

Rodrygo tha se është i lumtur me startin e karrierës së tij te Reali dhe shpreson të vazhdojë me këtë formë.

“Jam i lumtur me fillimin e karrierës sime në Real Madrid. Nuk mund të ishte më mirë dhe shpresoj të vazhdoj në këtë mënyrë. Nuk më është dashur të adaptohem se brazilianët e tjerë më treguan të gjitha gjërat e reja. E dua Madridin, me kujton Sao Paulon. Nëse mundem do të qëndroj deri në fund të karrierës sime”, deklaroi ai./kp