Sport

Përfaqësueset e Kosovës në basketboll do të marrin pjesë në FIBA Europe që mbahen në disa shtete evropiane

Krahas Kosovës që do të jetë organizatore e FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C, Bordi i FIBA Evropës në mbledhjen e mbajtur në Cologne të Gjermanisë i ka përzgjedhur edhe organizatorët e tjerë të FIBA Kampionateve Evropiane, transmeton Koha.net.

Kështu që, Kosova U20 do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 10 deri më 19 korrik 2020.

Kosova U18 do të garojë në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Oradea të Rumanisë prej 24 korrik deri më 2 gusht 2020.


Lexoni edhe: 

FIBA Evropa ia beson FBK-së organizimin e një tjetër Kampionati Evropian


Kosova U16 do të garojë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C në Prishtinë prej 12 deri më 19 korrik 2020.

Ndërkaq në konkurrencën e femrave, Kosova do të marrë pjesë me dy ekipe, U16 dhe U20, si dhe në të dyja në Divizione B.

Kosova U16 do të garojë në FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të organizohet prej 17 deri më 26 korrik 2020 në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Ndërsa Kosova U20 do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në Ramat Gan të Izraelit prej 8 deri më 16 gusht 2020.