Sport

Ballkani s’arrin të sigurojë pikët e plota në Mitrovicë për të marrë kreun

Descriptive Text

Ballkani i Suharekës nuk ka arritur të nxjerrë pikë të plota në Mitrovicë ndaj skuadrës Trepça 89, pikë këto të nevojshme për të marrë kreun e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll.

Me barazimin pa gola në Mitrovicë, Ballkani vazhdon të mbajë pozitën e dytë me 31 pikë të tubuara nga 15 gjiro të zhvilluara, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e parë, por me golaverazh më të mirë, raporton Koha.net.

Gjilani ndërkaq priti skuadrën e Drenicës, por edhe kjo ndeshje përfundoi me barazim, ndonëse dy skuadrat shënuan nga njëherë në portat kundërshtare.

Ndërkaq Drenica e Trepça 89 mbajnë pozitat 7 (21 pikë), respektivisht 8 (20 pikë) nga 15 ndeshje të zhvilluara këtë kampionat.