Sport

Atalanta e City barazojnë në “Champions”

Atalanta dhe Manchester City kanë barazuar 1 me 1 në xhiron e katër të Grupit C në Ligën e Kampionëve.

Raheem Sterling shënoi për “Qytetarët”, ndërsa Pasalic realizoi për italianët.

Në Grupin C vendin e parë aktualisht e mban Manchester City me 10 pikë. Dinamo e Zagrebit ka shtatë pikë në vendin e dytë, ndërsa Shakhtar Donetsku është i treti me katër pikë. Në fund është Atalanta që sot mori pikën e parë.