Anulohet meçi ndërmjet Latifit dhe Nogueiras

Anulohet meçi ndërmjet Latifit dhe Nogueiras

17 maj 2017 22:50

Ilir Latifi ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook se është anuluar meçi ndërmjet tij dhe brazilianit Antonio ”Little Nog” Rogerio Nogueira.

Ky meç në sportet marciale të përziera në UFC ishte aranzhuar për 25 qershor në Oklahoma, transmeton Koha.net.

Konfirmohet meçi i radhës i Ilir Latifit

Luftëtari shqiptar i ka uruar shërim të shpejtë brazilianit, ndërsa i ka kërkuar meç Corey Andersonit.

“Shumë i trishtuar që ‘Lil Nog’ është lënduar dhe meçi duhet të anulohet. Ti je luftëtar i madh dhe të uroj shërim të shpejtë. Sikur Corey Anderson të jetë gati për ndeshjen do të ishte një shou fantastik për fansat, le ta bëjmë”, ka shkruar ai në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme