Sport

Sponsori i Liverpoolit me premtim të madh për tifozin besnik që s’po i shkurton flokët

Descriptive Text

15 tifozë kosovarë udhëtuan drejt Liverpoolit, për të parë nga afër skuadrën e tyre të zemrës.

Udhëtimi që zgjati një javë nuk ishte i pari në mënyrë të organizuar nga grupi i tifozëve të Liverpoolit në Kosovë, të njohur si Kosova Reds, pasi edhe në të kaluarën kanë qenë në mënyrë të organizuar, transmeton KTV.

Tifozët nga Kosova panë dy ndeshje të Liverpoolit. Kundër Southemptonit në “Anfield Road”, që u mbyll 0:0, dhe ndaj West Hamit, në fitoren bindëse 4:0.

Në udhëtimin e fundit ishte edhe Ukë Krasniqi, tifozi i veçantë i skuadrës së famshme angleze, i cili njihet në mbarë botën për flokët e tij të gjata, të cilat nuk do t’i heqë derisa të shpallet Liverpoli kampion.

Krasniqi, në një intervistë për Sportin në KTV, ka treguar për udhëtimin e Kosova Reds drejt Liverpoolit.

Tifozët nga Kosova, gjatë qëndrimit në Liverpool, kanë takuar dy legjendat e kësaj skuadre, Vladimir Smicer dhe Patrik Berger, e ku Ardian Behluli fitoi një çmim në mesin e 100 tifo-grupeve që ishin pjesëmarrëse.

Ai duket i vendosur në premtimin e madh që ka dhënë se pa u shpallur Liverpooli kampion, nuk do t’i presë flokët.

Ndryshe, Kosova Reds janë ndër grupet e para kosovare që janë bërë zyrtarisht pjesë e klubit të tyre të zemrës, në këtë rast Liverpoolit, dhe janë grupi më i organizuar në vend, ku ndeshjet kryesore i shikojnë së bashku.

Kosova Reds, në vitin e kaluar, ka bërë organizimin më të madh në Kosovë në 10 vjetorin e themelimit.

Në ndeshjen finale të Ligës së Evropës ndaj Sevillës, mbi 1 mijë tifozë kishin dalë në sheshin kryesor të Prishtinës, për ta përkrahur ekipin e tyre të zemrës, duke krijuar atmosferë fantastike, të paparë më herët.