Ish-ylli i Liverpoolit, Dirk Kuyt, ka konfirmuar pensionimin nga futbolli, tre ditë pasi udhëhoqi Feyenoordin drejt titullit të parë në Eredivisie në 18 vjetët e fundit.
Në 19 vjet karrierë, ish-reprezentuesi i Holandës ka luajtur për Utrechtin, Feyenoordin, Liverpoolin dhe Fenerbahçen duke fituar shtatë trofe dhe duke pasur 105 paraqitje për shtetin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ndeshjen e fundit me Feyenoordin, holandezi shënoi hat-trick për t’ia siguruar titullin klubit.
“Përgjatë karrierës sime gjithmonë kam ndjekur zemrën kur kam marrë vendime dhe kjo shkon edhe për këtë”, ka thënë Kuyt në njoftimin për pensionim. “Mendoj se është koha e duhur të largohem. Kam kaluar dy vjet të shkëlqyeshëm që kur u ktheve te Feyenoordi, me titullin që ishte kulmi i vërtetë. Kam ëndërruar për tituj dhe të bëhesha kampion me Feyenoordin. Të gjitha ëndrrat mu bënë realitet”.
Kuyt pritet të mbesë pjesë e stafit teknik të klubit.