Sport

Ronaldo çon Juven në krye të tabelës

Cristiano Ronaldo ka realizuar në minutat shtesë ndaj Genoas për t’ia siguruar fitoren Juventusit 2 me 1 në xhiron e dhjetë të Serisë A.

Leonardo Bonucci e Kouame realizuan në pjesën e parë për 1 me 1.

Në fund të takimit, portugezi Ronaldo realizoi nga penaltia për fitoren që e çon Juventusin në krye të tabelës.

Me këtë fitore, Juve arrin në 26 pikë të tubuara në pozitën e parë. Interi mbetet i dyti me 25 pikë.