Sport

Berisha i gatshëm për duelin emocional

Descriptive Text

Legjenda e Melbourne Victoryt, Besart Berisha, pret të jetë kthim emocional kur të përballet me ish-ekipin e tij të A-League, për herë të parë, përcjellin mediumet australiane të hënën.

Sulmuesi i ri i Western Unitedit, Berisha, thotë se përballja me Melbournen do të jetë përvojë më se emocionale, shkruan sot Koha Ditore.

Western Unitedi, të shtunën, do të luajë në udhëtim kundër Melbourne Victoryt në kuadër të xhiros së katërt të A-League.

Berisha ka shënuar 68 gola në 110 paraqitje për Melbournen prej vitit 2014 deri në vitin 2018, duke fituar dy tituj kampioni dhe një kupë të Australisë, sukses ky i vlerësuar si i jashtëzakonshëm.

34-vjeçari para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Western Unitedit, ekip që këtë edicion debutoi në elitën e futbollit të Australisë. Ai deri më tash ka shënuar dy gola në tri paraqitje dhe kundër Melbournet do t’i prijë sulmit të Westernit. Berisha është kthyer në Australi pas një periudhe të vështirë në Japoni te skuadra Sanfrecce Hiroshima. Berisha në Australi ka bërë karrierë edhe te Brisbane Roar, ku gjithashtu ka fituar dy tituj kampioni.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)