Sport

Ribery suspendohet për tri ndeshje për shtyrje të referit

Descriptive Text

Ylli francez Franck Ribery është suspenduar për tri ndeshje nga tribunali disiplinor i Serisë A të hënën, pasi shtyu referin anësor pas humbjes 2:1 që pësoi skuadra e tij Fiorentina në shtëpi ndaj Lazios të dielën.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumet italiane të hënën. Xhirimet kanë treguar Riberyn 36-vjeçar, që u zëvendësua në minutën e 74-të, duke protestuar te referët pas përfundimit të ndeshjes.

Ai më pas e shtyu dy herë referin anësor, para se të intervenonin bashkëlojtarët e tij, ndërsa u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Ribery të hënën nëpërmjet Twitterit ka kërkuar falje për sjelljen e tij. Pos suspendimit me tri ndeshje, Ribery është gjobitur edhe me 20 mijë euro.