Sport

Emery kritikon Xhakën pas përplasjes me tifozët

Descriptive Text

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka kritikuar kapitenin Granit Xhaka për përplasjen e tij me tifozët e klubit.

Xhaka u përplas me tifozët e Arsenalit në momentin kur Emery vendosi ta largojë nga loja në përballjen me Crystal Palacen. Kapiteni duke u larguar nga fusha hoqi fanellën dhe nuk u ndal në bankinë, por shkoi direkt në zhveshtore.

“Ai ishte gabim, por do të flasim me të brenda për këtë situatë. Dua të jem i qetë, por, në të vërtetë, ishte gabim me atë veprim”, ka thënë Emery për BBC pas ndeshjes.

Arsenali në këtë përballje barazoi 2 me 2 edhe pse pati epërsinë prej dy golash.