Sport

Gjilani vendos që si vendës të luajë në stadiumin e Feronikelit

Pas dënimit me dy ndeshje jashtë stadiumit të vet, pa praninë e tifozëve dhe me 5000 euro gjobë, Gjilani ka vendosur që duelin e radhës si vendës kundër Trepçës ’89, ta luajë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Feronikelit në Drenas.

Lajmi është bërë i ditur në llogarinë zyrtare të klubit gjilanas në Facebook.

“Skuadra jonë pas dënimit detyrohet që dy ndeshje t’i zhvillojë jashtë stadiumit “Agim Ramadani-Katana” të Gjilanit pa praninë e tifozëve. Bëjmë të ditur se ndeshja kundër Trepçës ’89 do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku pas kërkesës sonë kemi hasur në përgjigje pozitive nga Feronikeli, dhe i falënderojmë për bashkëpunimin dhe mundësinë e ofruar nga ta”, shkruhet në njoftimin e Gjilanit.

Takimi i javës së 12-të në elitën e futbollit tonë, Gjilani-Trepça ’89, do të luhet të dielën në ora 14:00.