Sport

Napoli me ofertë për Ibrahimoviqin

Ekipi nga Serie A, Napoli edhe zyrtarisht i ka bërë ofertë sulmuesit Zlatan Ibrahimoviq, i cili në fund të këtij viti do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Los Angles Galaxy. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Mësohet se Napoli po synon ta transferoj gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi i ka ofruar kontratë për gjashtë muaj, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, transmeton “Koha Ditore”. Megjithatë, Ibrahimoviq ka kërkuar kontratë për një vit e gjysmë dhe një pagë totale prej pesë milionë eurosh.

Negociatat po vazhdojnë mes palëve dhe mbetet të shihet nëse Ibra do të ritkhehet në Serie A. 38-vjeçari, këtë edicion ka shënuar 30 gola në 29 ndeshje në MLS. Ai karrierë në Itali ka bërë edhe te Juventusi, Interi e Milani.