Sport

Unitedi në garë për Meunierin

Pas Juventusit e Arsenalit, edhe Manchester Unitedi është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të djathtë, Thomas Meunier, që është pjesë e ekipit nga Ligue 1, PSG.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja angleze "Daily Express". Mësohet se Manchesteri tashmë ka kontaktuar ekipin francez, pasi Meunier do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Manchesteri është i gatshëm të paguajë rreth dhjetë milionë euro dëmshpërblim për belgun që ka kontratë me PSG-në deri në fund të këtij edicioni.

28-vjeçari është pjesë e PSG-së prej vitit 2016 kurse këtë edicion ka nëntë paraqitje në të gjitha garat.

Meunier te Manchesteri shihet si përforcim i duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes. Ai ka edhe 40 paraqitje me Përfaqësuesen e Belgjikës.