Sport

Real Madridi po përgatit ofertë për De Bruynen

Real Madridi është duke përgatitur ofertë për të transferuar mesfushorin belg të Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, bëri të ditur "Don Balon" të hënën.

De Bruyne mund të jetë i hapur të largohet nga Manchester City këtë stinor, nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve.

Por Real Madridi duhet të paguajë rreth 150 milionë euro për të siguruar shërbimet e De Bruynes.

De Bruyne 28-vjeçar ka kontratë me Man. Cityn deri në verën e vitit 2023.

Ai këtë stinor ka luajtur në dhjetë ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka asistuar nëntë të tjerë.