Mediumi francez “Le10Sport”, ka shkruar të enjten gjatë ditës se sulmuesi uruguaian 32-vjeçar, Edinson Cavani, po e planifikon largimin nga gjiganti francez, Paris Saint-Germain.
Qendërsulmuesi, i cili ka qenë pjesë e parisienëve për shtatë sezone, mund të largohet si transferim i lirë, dhe “El Matador” sipas mediumit francez, mund t’i bashkohet ekipit të La Ligës spanjolle, Atletico Madridit, transmeton KTV.
Cavani sivjet nuk po mund të gjejë hapësira të shumta në formacionin e PSG-së, dhe në katër ndeshje në total, ka shënuar dy herë.
-
17 tetor 2019 15:12
-
Shpërndaje në: