Sport

UEFA-s i kërkohet t'ia marrë Turqisë organizimin e finales së Championsit

Foto: UEFA

UEFA-s i është kërkuar ta shqyrtojë mundësinë që të zhvendosë finalen e Ligës së Kampionëve këtë stinor larg Stambollit, për shkak të aksionit ushtarak të Turqisë në Siri.

UEFA ka refuzuar të komentojë të mërkurën një letër që ka marrë nga ministri i Sportit i Italisë, i cili ka pyetur nëse është e përshtatshme të vazhdohet me planin që t'i lihet Turqisë organizimi i ndeshjes më të madhe të klubeve në botën e futbollit, përcjell Koha Ditore shkrimin e AP-së.

Finalja e Ligës së Kampionëve është e paraparë të mbahet më 30 maj në stadiumin "Ataturk" në Stamboll.

"Ne e dimë mirë se serioziteti i asaj që po ndodh në Siri nuk do të zgjidhet me këtë akt, por jemi të vetëdijshëm për rëndësinë (politike, mediale, ekonomike dhe kulturore) që i përket një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive në botë", shkruan në letrën që është publikuar nga agjencia italiane e lajmeve "ANSA".

Vitin e kaluar, stadiumi "Ataturk" në Stamboll, ishte zgjedhur nga UEFA para "Stadiumit të Dritave" në Lisbonë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)