Sport

Fitore për hendbollistet e Prishtinës dhe Samadrexhës, barazim në Deçan

Prishtina e Samadrexha kanë shënuar fitore të shtunën në ndeshjet e javës së tretë të Superligës së hendbollisteve.

Prishtina fitoi ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 33:22. Për Prishtinën ishte kjo fitorja e tretë që e vë në vend të parë në tabelë me 6 pikë. Kastrioti në anën tjetër pësoi humbjen e dytë, bën të ditur FHK.

Samadrexha në Vushtrri fitoi ndaj Shqiponjës së Gjakovës me rezultat 30:28. Samadrexhaset kështu fituan dy pikët e para, kurse Shqiponja pësoi humbjen e dytë.

Në Deçan u takuan Jusuf Gërvalla e Vëllaznimi. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, 25:25. Për të dy skuadrat ishin pikët e para në këtë kampionat.

Dy ndeshje tjera të javës së tretë luhen të dielen, duke përfshirë superderbin në mes të Istogut e Vushtrrisë.

Kastrioti - Prishtina 22:33 (9:13).

Kastrioti: V. Gashi 1, Krasniqi, Gashi 4, Hyseni, Beqiri, Salihu 1, Stagova 6, Sadiku, Reqica, Misini 5, Gurgurovci, Salihu 5, Qerkini.

Prishtina: Uka, Bregovina, Krasniqi, Sefedini 5, Stagova 6, B. Krasniqi, Berisha, Matarova 4, Hashani 4, Sopjani 3, Llapashtica 2, Mekolli 2, Mehmeti 7, Ipçi.

Samadrexha - Shqiponja 30:28 (15:12).

Samadrexha: A. Maloku, Sadiku 5, G. Basholli 3, Halili, Ar. Maloku 10, Q. Basholli 3, Rr. Basholli 1, E. Basholli, Surdulli, Qe. Basholli 8.

Shqiponja: F. Ferizaj, Zogaj 1, Arapi 3, Berisha 3, Goqi 7, A. Zogaj 1, E. Ferizaj 3, Nivokazi 10.

Jusuf Gërvalla - Vëllaznimi 25:25 (12:13).

Jusuf Gërvalla: Haxhosaj, Zekaj, Malaj 7, Gecaj 3, Qekaj 2, Imeraj, Tolaj 1, Shala, Qufaj 3, D. Qekaj 11.

Vëllaznimi: Mullakadrija, Bytyqi, Gashi 3, Frrokaj 2, Kastrati 2, Hana, Varaki 2, Radoniqi 10, Hoda, Daija, Kursani 7.