Sport

Napoli do ta nxjerrë në shitje Milikun

Sulmuesi polak Arkadiusz Milik ka gjasa të mëdha të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Mediumet italiane raportojnë se arsyeja e largimit të tij, është paga e lartë që Milik po e kërkon për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2021.

Milik ka kërkuar 4.5 milionë euro në vit derisa te Napoli kanë refuzuar një kërkesë të tillë dhe kanë ndërprerë negociatat, transmeton Koha Ditore.

Paga e tij te Napoli aktualisht është dy milionë euro dhe pas këtyre kërkesave te ekipi italian po mendojnë për largimin e tij. Milik te Napoli u transferua në vitin 2016 nga Ajaxi dhe këtë edicion ka vetëm tri paraqitje në të gjitha garat.