Sport

Kosova U21 shpreson në fitore ndaj Shqipërisë U21

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka mbajtur konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë U21.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin trajneri Rafet Prekazi si dhe mbrojtësi Lirim Kastrati.

Prekazi e cilësoi këtë ndeshje si mjaft të rëndësishme duke e ditur se fitorja në këtë rast do të mbante gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në kampionatin Evropian.

"Sa i përket ndeshjes me Shqipërisë është ndeshja e radhës, i kemi disa probleme me lojtarët tanë. Sikur edhe çdo ndeshje edhe në këtë ndeshje do të shkojmë të luajmë me krenari dhe përgjegjësi të madhe”, tha Prekazi.

Ndërsa Lirim Kastrati e cilësoi këtë ndeshje si një ndeshje të veçantë, mirëpo shpreson që në fund të arrijë një rezultat pozitiv.

"Unë mendoj që ka me qenë një ndeshje e mirë, jemi të gjithë shqiptarë dhe ka me qenë një ndeshje pak më ndryshe se këto ndeshjet tjera mirëpo shpresojmë në rezultat pozitiv", tha Kastrati, transmeton KP.

Më poshtë mund të shihni listën e të ftuarve nga Rafet Prekazi.

Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë luhet me datën 15 tetor.

Image