Sport

Federer tërhiqet nga French Open

Tenisti i njohur zviceran, Roger Federer, është tërhequr nga French Open që do të mbahet nga 22 maji, për arsye që të mos luajë sivjet në fushën argjilë në mënyrë që të jetë më gjatë aktiv në tenis.

35-vjeçari, që në janar fitoi titullin e 18-të Grand Slam, do të mungojë në këtë turne për herë të dytë rresht pas lëndimit që pati vitin e shkuar.

“Me keqardhje ju njoftoj se kam vendosur të mos marr pjesë në French Open”, ka shkruar ai në Facebook. “Mendoj se më së miri është të shmang terrenet me argjilë sivjet që të përgatitem për terrenet tjera”.