Sport

Turqia e vlerëson lart Shqipërinë

Turqia prin në Grupin H të eliminatoreve dhe kishte fituar 2:0 ndaj Shqipërisë më 22 mars në Shkodër. Por përzgjedhësi i Turqisë, Shenol Gunesh, ka paralajmëruar të përzgjedhurit e tij që të kenë kujdes nga Shqipëria. Sipas teknikut turk, Shqipëria është ngritur shumë në periudhën e fundit.

Turqia të premten e pret Shqipërinë në Stamboll në kuadër të eliminatoreve për "Euro 2020". Turqia prin në grup me 15 pikë, sa i ka edhe Franca në vend të dytë. Islanda është e treta me 12 pikë, kurse Shqipëria e katërta me 9 pikë. Derisa Turqia pret të konfirmojë kualifikimin në Evropian, për Shqipërinë ndeshja në Stamboll është rast i fundit për të mbetur në garë për kualifikim, shkruan sot Koha Ditore.

"Të dy ndeshjet janë të rëndësishme. Luajmë me Francën, favoriten e grupit, por më parë e kemi ndeshjen me Shqipërinë dhe mund të them se është ndeshja jonë më e rëndësishme. Nëse e fitojmë këtë ndeshje, atëherë do të luajmë finale me Francën", ka thënë Gunesh.

Ndeshja Francë - Turqi zhvillohet më 14 tetor.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)