Sport

Sigal Prishtina me probleme, Bashkimi për befasi

Sigal Prishtina ka dështuar në ndeshjen e parë finale të “play-offit” në shtëpi, duke u mposhtur nga Bashkimi me rezultat 76:66.

Prishtinasit përkundër se ishin favoritë në këtë përballje, nuk arritën ta tregojnë atë në parket, duke qenë inferiorë ndaj Bashkimit, që dominonte ndeshjen në çdo aspekt.

Kryeqytetasit, të cilët në finale arritën pasi mposhtën Trepçën me shumë probleme në ndeshjen e parë dështuan t’i gëzojnë tifozët vendas.

Problemet në të cilat janë duke kaluar kryeqytetasit i ka komentuar edhe ish-trajneri i kësaj skuadre, Albert Sylejmani.

Nga ana tjetër, i befasuar me lojën e Bashkimit, u shpreh edhe ish-basketbollisti i Prishtinës dhe Bashkimit, Valentin Spaqi.

Ndeshja e dytë e fazës finale të “play-offit” do të zhvillohet në Prizren, në palestrën “Sezai Surroi”, ku prishtinasit do të kërkojnë ‘hakmarrje’ ndaj Bashkimit, që do të mundohet të shfrytëzojë terrenin vendas për të marrë fitoren e dytë.