Sport

Reali nxjerrë në shitje Diazin

Mesfushori i ri, Brahim Diaz do të largohet nga skuadra e Real Madridit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Drejtuesit e klubit tashmë e kanë nxjerrë në shitje mesfushorin 20-vjeçar, pasi nuk janë të kënaqur me zhvillimin e tij. Diaz këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje me Realin dhe gjithashtu kohët e fundit ka patur telashe me lëndimet e shumta, transmeton Koha Ditore.

Ai te Reali u transferua në janar të këtij viti nga Manchester City për 17 milionë euro dhe firmosi kontratë deri në vitin 2025. Edicionin e shkuar, Diaz regjistroi nëntë paraqitje në La Liga, duke shënuar një gol dhe asistuar dy herë.

Krahas tij, Reali në janar do të largoj edhe sulmuesin Mariano Diaz që gjithashtu këtë edicion nuk ka asnjë ndeshje dhe nuk bën pjesë në planet e klubit.