Sport

Giampaolo nuk do të ofroj dorëheqjen

Trajneri aktual i Milanit, Marco Giampaolo ka insistuar se përkundër presionit të madh nuk do të ofroj dorëheqje nga posti i tij, përcjellë "Gazzetta dello Sport" të premten.

Giampaolo mori drejtimin e Milanit para fillimit të këtij edicioni dhe ka patur një start të dobët, pasi ka regjistruar katër humbje në gjashtë xhirot e para të Serie A, transmeton Koha Ditore.

"Kurrë nuk do të jap dorëheqje, pasi nuk jam person që dorëzohet. Unë do të vazhdoj të punoj dhe besoj se shumë shpejtë do t'i kthehemi rezultateve të mira", është shprehur Giampaolo, i cili ka kontratë me Milanin deri në qershorin e vitit 2021.

52-vjeçar, më herët ka punuar si trajner edhe te Sampdoria, Empoli, Cremonese, Brescia, Cesena, Catania, Siena, Cagliari e Ascoli.