Sport

Liverpooli gjobitet, por s’përjashtohet nga Kupa EFL

Liverpooli është gjobitur me 200 mijë funte për shkak të inkuadrimit të një lojtari pa të drejtë loje në rrethin e tretë të Kupës EFL ndaj MK Dons javën e shkuar.

22-vjeçari, Pedro Chirivella ishte inkuadruar në fitoren 2 me 0, por ai s’kishte të drejtë paraqitjeje.

EFL tani ka thënë se s’ishte i duhur propozimi për përjashtim të Liverpoolit nga kjo garë.

Liveprooli në rrethin e katërt do të luajë ndaj Arsenalit më 29 tetor.