Sport

Cavani mund ta vazhdojë karrierën në MLS

Sulmuesi uruguaian Edinson Cavani po mendon për të ardhmen e tij, e cila sipas të gjitha gjasave është në ligën MLS të SHBA-së.

Mediumet e huaja kanë njoftuar të hënën se Cavani ka vendosur të largohet nga PSG-ja në fund të këtij edicioni, kur edhe i skadon kontrata për t'u transferuar te Interi Miami, që është klub në pronësi të David BEckhamit.

Uruguaianit 32-vjeçar, te ekipi amerikan i është ofruar kontratë trevjeçare dhe kjo është arsyeja që ai ka refuzuar rinovimin me ekipin francez.

Cavani prej vitit 2013 është pjesë e PSG-së dhe këtë edicion ka shënuar dy gola në tri ndeshje kampionale. Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe te Napoli e Palermo. Cavani ka fituar pesë tituj kampioni të Francës.