Milani ka pësuar humbjen e tretë rresht në Serie A dhe të katërtën në gjashtë xhirot e para.
Skuadra e re që i shkaktoi disfatë Milanit ishte Fiorentina, e cila triumfoi me rezultat 1 me 3.
Pulgar, Castrovilli e Franck Ribery shënuan golat për Fiorentinën, teksa golin ngushëllues për Milanin e shënoi Leao.
Me humbjen e katërt, Milani fundoset në vendin e 16 me vetëm gjashtë pikë pas gjashtë ndeshjeve. Fiorentina ka tetë pikë në pozitën e nëntë.
-
29 shtator 2019 22:41
-
Shpërndaje në: