Sport

Lazio “shkel” Genoan, Roma fiton minimalisht ndaj Lecces

Lazio ka fituar thellë ndaj Genoas në xhiron e gjashtë të Serisë A.

Skuadra romake mposhti 4 me 0 Genoan, falë golave të Milinkoviq-Saviqit, Radus, Caicedos e Immobiles.

As në këtë ndeshje, mesfushori i Kosovës Valon Berisha nuk u inkuadrua fare.

Në ndeshjen tjetër, Roma fitoi minimalisht 0 me 1 si mysafire e Lecces.

Të vetmin gol për këtë fitore të Romës e realizoi Edin Xheko.

Në tabelë, Roma e Lazio zënë pozitat pesë dhe gjashtë. Roma ka 11 pikë e Lazio dhjetë.

Image